Dega e LDK në Pejë propozon Muhaxherin edhe për një mandat të ri si kryetar komune: Gati për zgjedhjet lokale

20:26 | 16 Maj 2025
dega-e-ldk-ne-peje-propozon-muhaxherin-edhe-per-nje-mandat-te-ri-si-kryetar-komune:-gati-per-zgjedhjet-lokale

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, ka propozuar Gazmend Muhaxherin si kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një mandat tjetër.

Kjo është bërë e ditur nga vetë LDK-ja Pejë, ku është shtuar se propozimi i kryesisë ‘‘u miratuar unanimisht’’.

Në njoftim shtohet se javën e ardhshme do të përzgjidhen edhe emrat për listën e asamblesë komunale.

Postimi:

LDK Pejë gati për zgjedhjet lokale!

Sot, u mbajt mbledhja e Kryesisë së LDK-së në Pejë, nën drejtimin e kryetarit Gazmend Muhaxheri.

Diskutuam për fazat përgatitore dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale që mbahen këtë vjeshtë.

Kryesia propozoi vetëm një emër për kandidat për kryetar komune: Gazmend Muhaxheri – i cili u miratua unanimisht.

Po ashtu, u vendos që javën e ardhshme të përzgjidhen edhe emrat për listën e asamblesë komunale.

Komento: