Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, i ka anuluar aktivitetet për ditën e sotme.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj dege dhe njëherësh nënkryetari i kësaj komune Sami Lushtaku.
Lushtaku bëri të ditur se shkak për këtë vendim u bë aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel, ku vdiqën tre persona.
“Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj”, tha Lushtaku.