“Dëgjova krismat”, si i gjeti djali prindërit pa jetë në shtëpi

20:37 | 18 September 2021

Zbardhen detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë pasditen e sotme në Divjakë, ku Hekuran Rrasa vrau gruan Fëllënxë Rrasa dhe më pas veten.

Ka qenë djali i çiftit i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.

I tronditur, djali i çiftit ka njoftuar policinë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Babunjë.

Burime nga policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt mes bashkëshortëve, të paktën nga dëshmitë e para të të afërmve.

Më herët nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën. Deri tani dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Komento: