Degradimi me paga në UP: Një zyrtar i lartë paguhet njësoj sa një punëtor i Bufesë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Degradimi me paga në UP: Një zyrtar i lartë paguhet njësoj sa një punëtor i Bufesë

13:16 | 24 Janar 2019

Qeveria e Kosovës ka sponsorizuar Projektligjin për paga sipas të cilit, të punësuarit e Universitetit të Prishtinës nuk do të paguhen më njësoj si më parë.

Sipas këtij projektligji, i cili përfshin pozita të ndryshme të punës në UP, tani një Zyrtar i Lartë i shërbimit për studime master apo postdiplomatike paguhet njësoj sikur një punëtor i Bufes apo shtëpiak në Rektorat, shkruan ORAinfo.

Zyrtarët e lartë për shërbime të studimeve kanë pasur ulje të rrogës deri në 121.84 euro ndërkaq punëtorët e tjerë si recepsionist, shtëpiak apo punëtorët e Bufes vetëm -7.34.

Këta persona, ndonëse me funksione të ndryshme nga njëri tjetri, paguhen 378.16. /ORAinfo/

Komento: