Dehet dhe pastaj rrah motrën dhe prindërit në Leposaviq

09:54 | 02 Janar 2024
dehet-dhe-pastaj-rrah-motren-dhe-prinderit-ne-leposaviq

Në orët e para të të hënës një burrë në gjendje të dehur ka rrahur motrën dhe dy prindërit e tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë.

“Leposaviq / 01.01.2024 – 01:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: