Batatina deklarohet pas barazimit me Prishtinën: Peshku pa ujë nuk jeton dhe Llapi pa Batatinën nuk funksionon.
Tahir Batatina është deklaruar pas barazimit pa gola ndaj Prishtinës në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Trajneri i Llapit e ka pranuar se skuadra e tij nuk e ka filluar mirë edicionin e ri, mirëpo po bëjnë maksimumin që të këndellen.
“Pas fillimit jo të mirë të kampionatit kemi bërë ndeshje të mira dhe këtë ndeshje kemi qenë të vëmendshëm, Llapi do të rikthehet fuqishëm. Kemi luajtur një ndeshje të mençur, nuk lejuam kundërshtarët të na rrezikojnë shumë” ka thënë Batatina pas ndeshjes për Art Sport.
Po të ishim më të vëmendshëm mund ta fitonim ndeshjen, por sido që të jetë kam besim të plotë në këta lojtarë. Sot është vërejtur që skuadra ka filluar të komponohet. Rezultati real i takimit të sotëm ishte barazimi.
“Peshku pa ujë nuk jeton dhe Llapi pa Batatinën nuk funksionon”, përfundoi ai.
Pas javës së pestë, Prishtina është në vendin e gjashtë me pesë pikë, derisa Llapi në të fundit me vetëm një pikë.