Deklarata e Deschamps pasi mposhti Gjermaninë

23:35 | 15 Qershor 2021

“Kemi luajtur ndeshje të madhe”

Selektori i Francës, Didier Deschamps është ndarë i kënaqur me paraqitjen ndaj Gjermanisë. Kampionia në fuqi e botës, Franca, fitoi 1:0.

“Kemi luajtur ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari shumë të mirë. E kam ditur se lojtarët e mi do të jenë të gatshëm dhe ne ishim në fushë për të luftuar”, ka thënë Deschamps për M6.

“Nuk ishim larg që të shënojmë golin e dytë që do të na ofronte qetësi. Por nuk kemi vuajtur shumë në pjesën e dytë. Ishte lojë e fortë me kualitet”.

Komento: