Deklarata e famshme e Hazirit: Presidenti kalon nëpër zyrat e LDK-së

23:45 | 01 Prill 2021

LDK doli e treta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur rreth zgjedhjes së presidentit.

Ai përmes një linje telefonike, ka përsëritur deklaratën e tij të famshme se posti i presidentit kalon nëpër zyrat e subjektit politik ku bën pjesë ai, shkruan Reporteri.net.

“E para, Presidenti kalon për skaj zyrave të LDK-së. Kalon nëpër zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, tha Haziri në Politiko të Kanal10.

Ai tha se LDK nuk e ka për obligim të kalkulojë numra të deputetëve.

“Sepse ata janë përfaqësues të popullit dhe i takon partisë shumicë të merret me sigurimin e numrave”, tha Haziri.

Komento: