Deklarata e Konjufcës për ambasadën në Jerusalem, Gjini: Pikë e panegogociushme për AAK-në

22:52 | 09 Shkurt 2021

Gjini ka komentuar deklaratën e Konjufcës rreth ambasadës në Jerusalem.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në emisionin Pressing të T7, derisa po tregonte për një mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen, ka folur edhe për çështjen e largimit të Ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi i Israelit. Gjini ka thënë se kjo pikë është e panegociushme, shkruan Express.

Në një pyetje të tillë, Gjini është përgjigjur në formë të prerë duke thënë se largimi i Ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi është pikë e pa negociueshme për AAK’në

Sipas tij, është e papranueshme nëse VV ngul këmbë që të shkohet kundër marrëveshjes së Uashingtonit.

“Këto janë pika të papajtueshme. Për ne është pikë e papajtueshme. Kjo pikë për AAK-në është e panegociushme, nëse Vetëvendosja ka me ngul këmbë që me shku kundër një marrëveshje të Uashingtonit për njohjen nga Izraeli është diçka e papranueshme”, tha Gjini.

Tutje, derisa Gjini tha se kjo pikë është e papranueshme, ai nuk hezitoi të thotë se për këtë çështje edhe mund të prishet një koalicion i mundshme në mes të VV’së dhe AAK’së.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj sonte ka thënë se qeverinë me Vetëvendosjen do ta bënte për pesë minuta. Ndërsa Glauk Konjufca, ka deklaruar se nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, atëherë kjo çështje kjo do të rishqyrtohet

Komento: