Deklarata e Maqedoncit për ushtrinë serbe, Elezi: Mund ta dëmtojë Kosovën

21:56 | 28 Maj 2025
deklarata-e-maqedoncit-per-ushtrine-serbe,-elezi:-mund-ta-demtoje-kosoven


Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të sigurisë në vend.

“Nëse një informacion i tillë do të ishte real, hapi i parë do të ishte thirrja e Këshillit të Sigurisë dhe aktivizimi i planeve emergjente, përfshirë ngritjen e shtabeve të menaxhimit të krizave” u shpreh Elezi.

Ai paralajmëroi se deklarata të tilla mund ta dëmtojnë Kosovën, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe në perceptimin e investitorëve të huaj. Sipas tij, çështje të tilla duhet të trajtohen në organizma shtetërorë dhe jo në publik.

Komento: