Pioli i lumtur me fitoren, nis të mendoj për ndeshjen e kthimit
Milan e ka mposhtur Napolin me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e vendosi një gol i Ismael Bennacer, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i rosonerëve, Stefano Pioli, është shprehur i lumtur me këtë fitore por thotë se pret një ndeshje të vështirë javën e ardhshme.
“Tashmë jam duke menduar për ndeshjen e dytë, do të jetë një tjetër ndeshje e mrekullueshme. Kishte shumë gabime teknike, pati shumë tension dhe emocion mes dy skuadrave që u përballën me një ndeshje të ekuilibruar.
Është fitorja e parë kundër Napolit këtu në Milano në tre vitet e fundit, kemi shpenzuar shumë dhe është një rezultat që na jep mundësinë të kalojmë.
Luajtëm një ndeshje në Champions League, por nuk është një rezultat që mbyll kualifikimet. Ne e dimë se çfarë vështirësish do të hasim atje.
Jemi të lumtur që i përjetojmë këto momente me tifozët tanë, kemi fituar shumë si klub në Champions League dhe karriera jonë na ka bërë të ëndërrojmë të arrijmë këto nivele. Kemi bërë një lojë të ndershme, të ndërtuar keq në fillim dhe më pas kemi gjeti ekuilibrin. Një rezultat i mirë, por është vetëm pjesa e parë.” deklaroi Pioli pas ndeshjes./IndeksOnline/