Deklarata për Trump e Grenell, Hoxhaj: S’besoj që në Washington e marrin seriozisht Gërvallën, s’e marrim as ne

18:08 | 07 November 2024
deklarata-per-trump-e-grenell,-hoxhaj:-s’besoj-qe-ne-washington-e-marrin-seriozisht-gervallen,-s’e-marrim-as-ne

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për fitoren e Donlad Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit. Hoxhaj ka komentuar deklaratën e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, për Trump dhe Grenell.

Hoxhaj ka thënë se një deklaratë e tillë është e turpshme dhe s’i takon një ministreje të Jashtme të Kosovës dhe sipas tij, duhet të çmohet kontributi  secilit pavarësisht se a është në pozitë apo në opozitë.

“Një deklaratë e tillë, mendoj që është e trupshme, nuk i takon dikujt si ministër i Jashtëm i Kosovës. Pavarësisht a është në pushtet apo opozitë, pavarësisht a është dikush në funksion apo në histori, duhet ta çmojmë kontributin e secilit”, ka thënë Hoxhaj në FRONTAL të T7.

“Deklaratë e papërgjegjshme dhe e turpshme”, ka shtuar tutje.

“Nuk besoj që dikush në Uashington merret seriozisht me znj. Gërvalla. S’e marrim as ne në Prishtinë”, ka thënë Hoxhaj.

Komento: