Deklaratat e ambasadorit Hovenier shihen shqetësuese në Kosovë

18:31 | 04 Korrik 2024
deklaratat-e-ambasadorit-hovenier-shihen-shqetesuese-ne-kosove

Përveç se është ambasadori i vendit më të fuqishëm në Kosovë dhe i vendit që ka përkrahur Kosovën në gjitha etapat e saj historike e veçmas në tri dekadat e fundit, ai është po ashtu edhe prej ambasadorëve me të zëshëm të huaj në vendin tonë.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, shprehet i shqetësuar me veprimet që po i bën Qeveria e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Veçmas shqetësimet e tij kanë të bëjnë me vendimet e Qeverisë së Kosovës, sa i përkasin çështjeve të veriut e po ashtu edhe asaj për Marrëveshjen e Asociacionin të Komunave me Shumicë Serbe.

Shqetësimet e ambasadorit amerikan, duken shqetësuese edhe për opozitën në vend.

 

Ahmetaj: Kurti herë i lavdëron e herë i demanton vendimet e veta, ambasadori Hovenier ka të drejtë

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore e Kosovës, në Bruksel, për FrontOnline thotë se i kanë parë në vazhdimësi shqetësimet e SHBA-ve ndaj Qeverisë Kurti.

‘’Ne në vazhdimësi shohim shqetësime lidhur me vendimet që Kurti i merr vet. Në një moment vendimet i lëvdon dhe në një moment tjetër i demanton dhe i shpallë anti-kushtetuese dhe që nuk përkojnë me Kosovën dhe ambiciet e saj’’ thekson ajo.

Ahmetaj, thotë se si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti, kanë ardhur edhe sanksionet dhe masat e BE-së ndaj Kosovës, duke u përjashtuar nga fondet e BE-së.

‘’Qëndrimet e ambasadorit amerikan të shprehura në vazhdimësi për veprimet e Kurtit i kemi parë në vazhdimësi dhe si pasojë e veprimeve të tilla (të Qeverisë) sot Kosova është në sanksione të BE-së dhe është përjashtuar nga fondet e BE-së, për faktin se është nën sanksionet e saj’’ deklaron ajo.

Ish-ambasadorja, potencon se kjo tregon e tregon edhe qëndrimin e ambasadorit amerikan ndaj Qeverisë.

‘’Kjo e tregon dhe e konfirmon qëndrimin e ambasadorit amerikan, se Kosova është duke jetuar pikërisht në diçka që bie si pasoj e veprimeve të zotërit Kurti’’ deklaron ajo/FrontOnline/

Komento: