Deklaratat e ministrit sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, reagon presidenti Thaҫi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deklaratat e ministrit sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, reagon presidenti Thaҫi

23:32 | 04 Janar 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit sllovak për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi duke iu referuar Lajcak në cilësinë e ish-kolegut, e ka sugjeruar ata ta ndihmojë Sllovakinë që fillimisht ta njoh shtetin e Kosovës apo të paktën Kosovës t’i mundësojnë që në OSBE të ketë zërin e saj.

”I nderuar ish kolegu, Miroslav Lajcak, ndihmoje Sllovakinë të njohë fillimisht Kosovën – ose të paktën si kryetar i OSBE-së le të kemi një zë në OSBE në Vienë, para se të jepni këshilla kaq bujare për Kosovën”

“Pavarësia jonë, ushtria jonë dhe barazia jonë në Europë janë të panegociueshme”, shkruan Thaçi në Twitter.

Komento: