Deklaratat për Radoiçiqin, Lista serbe e sulmon ambasadorin amerikan

18:00 | 04 Gusht 2022

Pas takimit mes Goran Rakiq me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier ka reaguar lista serbe.

Lista Serbe është deklaruar pas takimit të kryetarit të saj, Goran Rakiq me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, me ç’rast ka kërkuar nga ky i fundit që të paraqesë prova për deklarimet e tij se Milan Radoiçiq është i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Ambasadori Hovenier, pas takimit, ka thënë se ia ka bërë te ditur kryetarit të Listës Serbe, qëndrimin e ShBA-së për vendimet qeveritare për fletë-deklarimet në hyrje për personat me dokumente të Serbisë si dhe për konvertimin e targave.

“Unë gjithashtu shfrytëzova rastin për t’i kujtuar atij një çështje të veçantë, në kontekstin e deklaratave të fundit. Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”, ka shtuar ai.

Komento: