Deklaratat përmbyllëse, prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosovë

11:17 | 09 Shkurt 2026
deklaratat-permbyllese,-prokurori-tieger:-vrasja-e-jashareve-zgjeroi-luften-ne-kosove

Prokurori i lartë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Alan Tieger ka nisur deklaratën e tij përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve. 

Ai prezantoi para trupit gjykues dëshmitë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendojnë se ata janë fajtorë për krime të kryera gjatë luftës.  Pos tjerash, ai citoi dëshmitarë të cilët kanë deklaruar se shtabi i UÇK-së nuk do të ndalej deri të arrinte fitoren e plotë.

“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdonin deri ta merrnin fitoren e plotë. Ka qenë vetëm shtabi i përgjithshëm”, tha ai.

Pos tjerash, ai tha se ish-luftëtarët e UÇK-së, pasi  dolën për herë të parë në televizion më 1998, nuk e pranuan assesi anatominë. Tieger po ashtu tha se vrasja e familjes Jashari, zgjeroi luftën në Kosovë.

“E kanë pranuar të gjitha palët”, shtoi ai gjatë deklaratave  përmbyllëse.

Komento: