Deklaratë zyrtare e Interit për Icardi

14:40 | 20 Shkurt 2019

Mauro Icardi i është nënshtruar kontrollit mjekësor në gjunjë në mëngjesin e sotëm në klinikën Humanitas të Milanos.

Nerazzurrët kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për përshtatshmërinë e sulmuesit argjentinas, përcjell ORAinfo.

Këtë mëngjes, Mauro Icardi iu nënshtrua një hetimi në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano për shkak të dhimbjes në gjurin e djathtë.

Skanimet nuk zbuluan ndryshime të rëndësishme krahasuar me ato të kryera para fillimit të sezonit aktual. /ORAinfo/

Komento: