Deklarohet Policia për “budallakinë” e Shemit të Ilirëve, ai ia mësyu binës së Sunny Hillit për të kënduar

13:38 | 07 Gusht 2022

Policia deklarohet për “budallakinë” e Shemit të Ilirëve, ai ia mësyu binës së Sunny Hillit për të kënduar.

Shemi i grupit “Ilirët” përmes një shkrimi tha se dje është nisur të shkojë në Sunny Hill për të kënduar një këngë për Ademim Jasharin si dhe “Xhamadani vija vija”, por është penguar nga policia e Kosovës.

Këta të fundit përmes një njoftimi të bërë, kanë thënë se personi në fjalë është shoqëruar për në polici pasi nuk është larguar nga aty kur dhe i është kërkuar.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Njoftimi i policisë:

Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë.

Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Komento: