Deklarohet Policia për sulmin ndaj trajnerit Faruk Statovci

11:21 | 06 Shkurt 2023

Policia deklarohet për sulmin ndaj trajnerit Faruk Statovci.

Trajneri Faruk Statovci, është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar.

Rasti ka ndodhur orët e para të së hënës derisa ai ishte duke u kthyer në banesën e tij në lagjen “Bregu i Diellit”.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha për Klankosova se Statovci ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti

Komento: