Deklarohet policia për valixhen e dyshimtë në oborrin e Komunës së Mitrovicës

10:46 | 13 Shtator 2024
deklarohet-policia-per-valixhen-e-dyshimte-ne-oborrin-e-komunes-se-mitrovices

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka dhënë detaje për Front Online lidhur me këtë rast.

Ai ka bërë të ditur se policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe se ajo valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshimtë.

“Pas informatës se pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimeve të nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i ështe bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se ne valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, u shpreh Zahiti.

Komento: