Deklarohet shqiptari i parë i vaksinuar kundër COVID-19

23:55 | 30 Korrik 2021

Flet shqiptari i parë i vaksinuar kundër koronavirusit.

Mërgimtari Imer Shehu u bë ndër shqiptarët e parë që u shfaq vullnetar për t’u vaksinuar ndaj Covid-19, vitin e kaluar në Londër.

Ai u zgjodh në mesin e 10.000 personave për ta testuar imunizimin në njerëz, derisa tha se në përzgjedhjen e tij mund të ketë ndikuar edhe nacionaliteti, njofton Klankosova.tv.

Shehu që jeton në Londër nuk ia kishte frikën efekteve të vaksinës aq sa i druhej fushatës anti-vaksinim që bëhej atë kohë.

43 vjeçari u bëri thirrje kosovarëve që të mos kenë frikë dhe të imunizohen sa më shpejtë që të ketë sa më pak viktima nga virusi.

Komento: