Fotografia pranë flamurit të Kosovës që Bërnabiq s’do donte ta shihte.
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë sot në Samitin e Berlinit, krahas flamujve të shteteve, qeveritë e të cilave i drejtojnë.
Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, i është shkrepur një fotografi fare pranë flamurit të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, Bërnabiq dhe kryeministrat e tjerë të rajonit kanë nënshkruar tri marrëveshje që buruan nga Procesi i Berlinit.
Marrëveshjet janë nënshkruar mes shteteve, si të barabarta, dhe të përfaqësuara njëjtë në Berlin.
Në fjalën hyrëse të takimit, kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se këto marrëveshje do t’ia bëjnë më të lehtë jetën qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
“Sot do t’i nënshkruani tri marrëveshje të rëndësishme që do t’ia lehtësojnë njerëzve jetën. Tregu i përbashkët rajonal do të shtyjë përpara ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj. Marrëveshja do të ndihmojnë qytetarët tuaj që të kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftime. Një student nga Sarajeva mund të përfundojë studimet në Beograd apo një inxhinier në Tiranë duke përdorur gradën e tij mund të gjejë një punë në Shkup”, tha Scholz, derisa shtoi se këto marrëveshje i sjellin vendet afër standardeve të BE-së.
Me aq sa u pa në transmetimin para nisjes së takimit të kryeministrave ballkanikë, me kancelarin gjerman Scholz, Bërnabiq nuk e ka përshëndetur vetëm kryeministrin Albin Kurti.