Del fotografia e parë e “Mehmetit” me djalë

14:54 | 22 Qershor 2022

Publikohet fotografia e parë e “Mehmetit” me djalë.

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtug që në Kosovë u bë i njohur fal roleve të tij në serialet e ndryshme para dy muajve është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Başak Dizer u bekuan me një djalë, të cilit ia kanë vënë emrin Kurt Efe.

Vogëlushin e tyre, çfiti po e mban larg syrit mediatik, ata ende nuk kanë zbuluar fytyrën e tij.

Por këtë javë, në rrjetet sociale aktori ka publikuar imazhin e parë me djalin e tij në duar.

Komento: