Samiti i Berlinit: Shkrepet fotografia e përbashkët me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, Kurti afër Ramës.
Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë takuar sot në Berlin në një samit të udhëhequr nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Në fjalën e tij hyrëse, Scholz edhe një herë ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perendimor është në Bashkimin Evropian.
Pas këtij fjalimi, ata kanë kanë shkrepur një fotografi të përbashkët, në mesin e të cilëve është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të tjerë.
Kujtojmë se sot po mbahet Samiti i Berlinit, ide e cila disa vite më parë ishte shkrepur nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel.