Del fotoja e parë e Almeda Abazit me bark të fryrë e ulur në prehër të Çenarit

13:40 | 19 December 2018

Bukuroshja shqiptare po bëhet nënë për herë të parë.

Aktori i njohur turk, Tolghan Sayisman më 17 dhjetor festoi ditëlindjen e 37-të.

Me rastin e ditëlindjes bashkëshortja e tij shqiptare, Almeda Abazi ka surprizuar atë duke i organizuar një festë me shoqërinë e tyre.

Almeda gjatë kësaj periudhe nuk është se ka dhënë ndonjë deklaratë, madje ajo nuk ka postuar as fotografi. Por, e dijmë se Almeda është duke e shijuar pritjen e saj të ëmbël dhe momentalisht është në muajin e pestë.

Ndërsa revista online shqiptare “Iconstyle” ka publikuar një fotografi të Almedës me barkun e fryrë. E veshur me një fustan të zi duke qëndruar afër bashkëshortit, teksa është duke e mbajtur me duar barkun e rrumbullaksuar, Alemda po duket shumë bukur.

Çifti duket se kanë filluar përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit, pasi që sot Almeda përmes një postimi në Instasotry ka treguar karrocën që ka zgjedhur ta përdor për djalin e saj, që pritet të lind në muajin prill.

Komento: