
Pas aludimeve të shumta se ndodhej ende brenda shtëpisë, Kristi Lamaj është parë jashtë ambienteve, konkretisht në banesën e tij, duke hedhur poshtë spekulimet që qarkulluan gjatë orëve të fundit në rrjete sociale.
Gjithçka nisi pas mungesës së tij të papritur nga transmetimi dhe pasi u lexua që është përjashfuar nga gara, çka ndezi menjëherë dyshime dhe teori të ndryshme mes ndjekësve.
Për disa, Kristi ishte ende brenda shtëpisë, por i izoluar. Pa asnjë reagim zyrtar se përse u përjashtua, situata mbeti e paqartë dhe tensioni vetëm sa u shtua.
Së fundmi, një fotografi që ka nisur të qarkullojë dhe që është zbuluar ekskluzivisht nga programi Goca dhe Gra, tregon Kristin jashtë shtëpisë, në ambientet e shtëpisë së tii. Pamja e tij është e qetë, larg zhurmës mediatike, por mjaftueshëm domethënëse për të konfirmuar se ai nuk ndodhet më pjesë e lojës.
Burime pranë programit bëjnë me dije se arsyeja e largimit nuk është bërë ende publike dhe se gjithçka pritet të sqarohet në prime-in e radhës. Pikërisht aty, publiku do të mësojë se çfarë çoi në këtë vendim dhe nëse bëhet fjalë për një përjashtim përfundimtar apo një situatë të përkohshme.
Ndërkohë, reagimet e fansave janë të ndara: disa shprehin shqetësim dhe mbështetje për Kristin, duke kërkuar transparencë, ndërsa të tjerë presin me kureshtje versionin zyrtar të ngjarjes. Megjithatë, një gjë është e sigurt: mungesa e tij ka lënë një boshllëk dhe ka shtuar emocionin e prime-it të nesërm, i cili pritet të sjellë më shumë se një përgjigje.
