Eros Grezda, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë ka zbuluar se pse u largua nga skuadra.
Eros Grezda në mënyrë shumë të papritur u largua nga kombëtarja shqiptare, nga ku ishin të grumbulluar në përgatitjet e 2 ndeshjeve të radhës ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Fillimisht anësori ka thënë për mediat se ishte një arsye personale, por që duket se nuk është kështu. Këtë gjë e ka vërtetuar vetë lojtari, i cili për “The Scottish Sun” është shprehur se ka një problem me muskujt dhe nuk ka dashur të rrezikojë.
“Kam një problem me muskujt e mi. Është një dëmtim muskulor. Do të ishte e rrezikshme nëse do të vazhdoja stërvitjen, kështu që vendosa të tërhiqesha nga skuadra”, ka thënë Greza.