Lideri i VV-së, Albin Kurti është liruar nga spitali.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të martën ishte shtruar në QKUK.
Këtë javë Kurti është trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të një infeksioni.
Gjendja e tij tani është stabile dhe sot ai është liruar nga kjo klinikë.
“Bazuar në informatat nga menaxhmenti i Klinikës Infektive, Zyra për Informim në QKUK njofton se gjendja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është stabile. Konsiliumi i mjekëve në Klinikën Infektive ka vendosur ta lirojë Kurtin për në shtëpi”, thuhet në një përgjigje të Zyrës së Informimit të QKUK-së, për lajmi.net.
Kurti ishte prekur nga një infeksion në mushkri.