Një plak 100 vjeҫar ka dalur nga spitali i shëruar nga koronavirusi.
100-vjeçari në Kinë është rekuperuar plotësisht nga epidemia e koronavirusit, njoftonin sot mediat shtetërore.
Ai raportohet të jetë mes disa dhjetra pacientëve të liruar sot nga spitalet e Vuhan.
I sipërpërmenduri besohet se është njeriu më i moshuar që shpëton nga sëmundja vrasë’se, megjithse vuante nga Alzhaimer, tensioni i lartë dhe nga zemra, ai ishte shtruar dy javë më parë.
Të moshuarit dhe të sëmurët janë kategoria më e rrezikuar nga forma e rëndë e koronavirusit dhe janë këshilluar të qëndrojnë larg vendeve publike në rast të përkeqësimit të epidemisë.
Britania ka sugjeruar që masat e parandalimit të përforcohen në mbrojtje të të vjetërve e të sëmurëve.