Del nga spitali i shëruar prej koronavirusit, vjen rrëfimi rrënqethës nga plaku 100 vjeҫar

23:48 | 10 Mars 2020

Një plak 100 vjeҫar ka dalur nga spitali i shëruar nga koronavirusi.

100-vjeçari në Kinë është rekuperuar plotësisht nga epidemia e koronavirusit, njoftonin sot mediat shtetërore.

Ai raportohet të jetë mes disa dhjetra pacientëve të liruar sot nga spitalet e Vuhan.

I sipërpërmenduri besohet se është njeriu më i moshuar që shpëton nga sëmundja vrasë’se, megjithse vuante nga Alzhaimer, tensioni i lartë dhe nga zemra, ai ishte shtruar dy javë më parë.

Të moshuarit dhe të sëmurët janë kategoria më e rrezikuar nga forma e rëndë e koronavirusit dhe janë këshilluar të qëndrojnë larg vendeve publike në rast të përkeqësimit të epidemisë.

Britania ka sugjeruar që masat e parandalimit të përforcohen në mbrojtje të të vjetërve e të sëmurëve.

Komento: