
Në Gjykatën e Apelit të enjten është mbajtur seanca në rastin ku ish-zyrtari policor Argjend Kastrati është dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 4 vjet burgim për aksidentin ku humbi jetën Zana Gjevukaj.
Pala e dëmtuar kërkoi t’i ashpërsohet dënimi, ndërkaq mbrojtja zbutje të dënimit.
Seanca u mbajt para kolegjit të Apelit i përbërë nga Mehmet Ndrecaj- kreytar i kolegjit, Abdullah Ahmeti- gjyqtar referues dhe Ferit Osmani-anëtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjyqtari Ahmeti njoftoi se kundër vendimit të Themelores, ankesë kanë parashtruar pala e dëmtuar me përfaqësueses avokatin Milot Neziraj. Ankesa u parashtrua për shkak të vendimit mbi dënimin.
Ndërsa, mbrojtësja e të akuzuarit Kastrati, avokatja Majlinda Sadikaj ka paraqitur ankesë kundër vendimit të Themelores për të gjitha bazat ankimore, me propozimin për ndyshimin e dënimit nga Apeli.