Del Piero zbulon se kush do ta fitojë Champions League

19:24 | 24 Mars 2019

Alessandro Del Piero beson se Juventusi do të fitojë Champions League herët a vonë me Cristiano Ronaldon.

Bardhezinjtë do të përballen me Ajaxin në çerekfinale pas përmbysjes së një deficiti 2-0 duke mposhtur Atletico Madrid 3-2 në total me një hat-trick Cristiano Ronaldo përcjell ORAinfo.

“Ishte një arritje e madhe me Atleticon, por ata që tashmë e njohin këtë klub nuk u befasuan”, tha Del Piero për Marca.

“Ne e dimë klubin, mentalitetin, lojtarët dhe se çdo gjë është e mundur. Nuk ishte e thjeshtë, ata duhej të vendosnin performancën perfekte dhe Atletico thjesht u zhduk.

“Kjo skuadër e Juventusit po bën histori dhe trofeu i Ligës së Kampionëve do të arrijë përfundimisht. Cristiano Ronaldo është sjellë për këtë, megjithatë, nëse nuk ndodh këtë sezon, kjo nuk do ta bëjë atë domosdoshmërisht një dështim. Kjo është një fjalë shumë e ashpër dhe nuk do ta thoja këtë”, ka thënë legjenda e Juves./ORAinfo/

Komento: