Ministria e Administratës Publike (MAPL), ka vlerësuar se nisma e Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës është në kundërshtim me Kushtetutën .
Mbi 16 mijë qytetarë e kishin nënshkruar peticionin e kreut të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit, për bashkimin e Mitrovicës. Por, për kërkesën e Bahtirit, mendim ka dhënë edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kjo e fundit i ka sugjeruar Kuvendit të Kosovës që ta refuzojë një nismë të tillë pasi që nuk i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Express, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, më datë 24 janar të këtij viti, ka pranuar kërkesën nga Zyra e Kryeministrit për dhënien e mendimit lidhur me Peticionin e nënshkruar nga 16 mijë e 594 qytetarë të komunës së Mitrovicës së Jugut për plotësimi ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Express, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me datë 24 janar të këtij viti ka pranuar kërkesën nga Zyra e Kryeministrit për dhënien e mendimit lidhur me Peticionin e nënshkruar nga 16 mijë e 594 qytetarë të komunës së Mitrovicës së Jugut për plotësimi ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ të Komunave.
Propozimi paraqitur nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore me Peticionin e bashkëngjitur është bazuar së pari në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Por Propozimi nga kryetari Bahtiri nuk e precizon nenin relevant të Kushtetutës mbi të cilën është mbështetur. Andaj MAPL vërën se kërkesa është bazuar në nenin 79 të Kushtetutës me të cilin përcaktohet se “Nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i republikës së Kosovës nga fushë veprimtaria e saj ij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Po ashtu, propozimi i kryetarit Bahtiri në Peticionin e bashkangjitur nuk e ka emëruar si “Nismë Ligjore”, siç e parasheh Kushtetuta dhe ligji.
Andaj në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Express, MAPL konsideron se Propozimi me Peticionin e bashkëngjitur nuk i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore.
Si i tillë ai refuzohet si nismë legjislative.