Delegacioni faktmbledhës i organizatave evropiane të gazetarëve i shkojnë në zyrë Kurtit, ZKM del me njoftim

18:00 | 24 Mars 2026
delegacioni-faktmbledhes-i-organizatave-evropiane-te-gazetareve-i-shkojne-ne-zyre-kurtit,-zkm-del-me-njoftim

Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka pritur sot në takim një delegacion faktmbledhës të një numri të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve.

Kurti në këtë takim, sipas njoftimit të ZKM’së, ka thënë se liria e medias është themelore për Qeverinë.

“Ai tha se Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë. Megjithatë, ai vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative”, citohet të ketë thënë Kurti.

Pasi i dëgjoi shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e organizatave Kurti ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim

Në këtë takim kanë qenë organizatat: Reporterët Pa Kufij (RSF), Asociacioni i Gazetarëve Evropian (AEJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Indeksi i Censurës, Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).

Komento: