
Një delegacion i Grupit të Bashkuar të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Portin e Durrësit,.
Atje, delegacioni u prit në një takim nga Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.
“Vizita u zhvillia në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes institucioneve shqiptare dhe forcave aleate të NATO-s, si dhe në funksion të njohjes nga afër me kapacitetet dhe infrastrukturën portuale që Porti i Durrësit ofron për mbështetjen e operacioneve logjistike dhe ushtarake.
Delegacioni i KFOR-it, i përbërë nga përfaqësues të niveleve të ndryshme drejtuese dhe operative, u informua mbi potencialin operacional të portit, zonat e shërbimit, si dhe mundësitë që Shqipëria mund të ofrojë në kuadër të mbështetjes së vendit pritës për operacione të zhvilluara ose të mbështetura nga KFOR”, njofton Porti i Durrësit.
Gjithashtu bëhet e ditur se takimi në fjalë ka shërbyer gjithashtu për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional dhe për të shkëmbyer informacion mbi nevojat logjistike, planëzimin operacional dhe rolin strategjik të Portit të Durrësit në rajon.