
Delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë.
Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina, shkruan Skynews.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku pritet të zhvillohen negociatat e sotme Rusi-Ukrainë.
“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve”, tha ministria në një postim në Twitter.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pranuar ditën e djeshme që Ukraina të bisedojë me Rusinë.
Zelensky ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin.
“Rezultati i bisedës me Aleksandër Lukashenkon. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripyat”, shkroi Zelensky.
Presidenti ukrainas ka thënë se nuk pret ndonjë rezultat nga bisedimet.