Deliu-Kodra ankohet që RTK-ja nuk po e transmeton në kanalin e parë debatin parlamentar, akuzon pushtetin

13:38 | 16 October 2024
deliu-kodra-ankohet-qe-rtk-ja-nuk-po-e-transmeton-ne-kanalin-e-pare-debatin-parlamentar,-akuzon-pushtetin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se pushteti ka ndikuar që Radio Televizioni i Kosovës nuk po e transmeton në kanalin e parë debatin parlamentar lidhur me faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit

Kjo seancë është duke u transmetuar në kanalin e tretë të RTK-së.

“ Për mua nuk është fare e pazakontë që transmetuesi publik paska vendosur që këtë seancë me rëndë2si të veçantë, të jashtëzakonshme të thirrur prej opozitës ta bartë në kanalin e tretë, sepse dorën e pushtetit apo thundrën e pushtetit, te Dejonës e plot të tjerëve e kemi parë tashmë e sa kohë shumë haptazi”, ka thënë ajo.

Komento: