Deliu-Kodra pas deklaratave të Escobarit: Fati dhe e ardhmja e Kosovës po lidhet me Bangladeshin

19:33 | 12 Mars 2024
deliu-kodra-pas-deklaratave-te-escobarit:-fati-dhe-e-ardhmja-e-kosoves-po-lidhet-me-bangladeshin

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka reaguar pas deklaratave të emisarit amerikan Gabriel Escobar , i cili tha se po kanë problem në komunikim me kryeministrin Kurti.

Deliu duke kritikuar Qeverinë Kurti tha se mospërfillja e saj ndaj ShBA-së dhe BE-së “po bën që fati dhe e ardhmja e Kosovës të lidhet me Bangladeshin”

Postimi i tij i plotë:

Mospërfillja e Qeverisë ndaj SHBA-së, BE-së, madje edhe Shqipërisë, fatkeqësisht, po bën që fati dhe e ardhmja e Kosovës të lidhet me Bangladeshin, duke vulosur kështu një regres të dhimbshëm në marrëdhëniet diplomatike dhe perspektivën socio-ekonomike të vendit tonë. Për gjynah 😬

Komento: