Deliu-Kodra për Asociacionin: Përpjekjet e kryeministrit për ta demonstruar draftin e ri më modern ,janë qesharake

10:12 | 18 Nëntor 2023
deliu-kodra-per-asociacionin:-perpjekjet-e-kryeministrit-per-ta-demonstruar-draftin-e-ri-me-modern-,jane-qesharake


Tema më aktuale në vend është ajo e draft-statutit të Asociacionit të cilin ditë më parë e ka publikuar ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka folur për këtë çështje.

Ajo kritikuese është shprehur për Qeverinë pasi nuk kanë dhënë detaje lidhur me këtë draft.

Sipas saj, opozita është jo e informuar mbi këtë temë.

“Për një dokument kaq të rëndësishëm kur diskutohet për draft-statutin ne nuk kemi marr asnjë dokument zyrtar nga Qeveria, kjo është jo demokratike. Nëse i kthehemi të kaluarës së opozitarit të Kurti ku ai ka bërë në vazhdimësi përpjekje për transparencë e llogaridhënie, nuk po e shohim këtë tash për një dokument që kemi dëgjuar përmes liderëve tanë e mediave, por për version zyrtarë që i është dhënë Qeverisë nuk jemi informuar”, theksoi ajo. 

Deliu-Kodra tha se nuk ka dijeni se ku bazohet Kurti për referimin e marrëveshjes së 2013-2015.

Ajo thotë se përpjekjet e kryeministrin për ta demonstruar draftin e ri më modern, janë qesharake.

Deputetja tha se i pari i Qeverisë nuk e ka të lehtë ta mbrojë Zajednicën që e kundërshtoi me vite.

“Kurti tha se është një draft-statuti më modern e më i mirë duke u përmend marrëveshja e 2013-2015 ndërkohë që ajo është thënë, asnjëherë nuk ka pas një draft-statut të Asociacionit dhe nuk e di për çfarë drafti po diskuton Kurti që i referohet marrëveshjeve të 2013-2015”.

 “Lojën e fjalëve dhe taktikat që ai i bënë se nuk e kishte të lehtë ta mbronte Zajednicën të cilën e ka kundërshtuar për 10 vite dhe përpjekjet e tij për ta demonstruar këtë draft të ri më modern ishin qesharake për liderin i cili i ka prirë protestave më radikale në vend për të cilat është derdhur gjak e janë dhunuar institucionet”, tha ajo.

Komento: