
Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla ishin në dijeni për gjendjen shëndetësore të 26 vjeçarit nga Gjilani.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se ministri në detyrë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm Xhelal Svecla, ishin të njoftuar për gjendjen shëndetësore të rastit të 26 vjecarit.
“Pati selektime te karantimi i të kthyerve. Është thirrje për drejtësi, nuk është politizim, dikush duhet të jap përgjegjësi, edhe ministri i Shëndetësisë edhe ministri i punëve të brendshme, kanë qenë të informuar për gjendjen e tij”, ka thënë ajo.
“Nëse Agon Musliu nuk ka pasur fatin që të jetë një prej personave të lirohet e sot një prej kolegëve të mi po thotë që po politizohet rastin kjo është skandaloze”, tha ajo.