Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

14:38 | 16 November 2024
deliu:-ministria-e-bujqesise-refuzoi-projektin-e-grave-te-krushes,-por-ia-ndau-100-mije-euro-vellait-te-fitore-pacollit

Deputetja e PDK-së, Blerta Aliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore Krusha”, të Fahrije Hotit, dhe se ka vendosur të subvencionojë projektin e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Ajo në reagimin e bërë në Facebook, ka ftuar Prokurorinë të nis hetimet.

“Ky pushtet definitivisht e ka humbur rrugën. Merreni me mend, Ministria e Bujqësisë ia ka ndarë 100 mijë euro vëllaut të Fitore Pacollit, vetëm katër ditë pasi e regjistroi biznesin ndërkohë që ia ka refuzuar projektin Fahrije Hotit, që aplikoi me Kooperativën Bujqësore ‘Krusha’. Fitore Pacolli është kryetare e Komisionit parlamentar për Bujqësi. Prokuroria menjëherë duhet të nis hetimet”, ka pohuar ajo derisa ka shpërndarë dy vendimet e Ministrisë së Bujqësisë.

Komento: