
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka theksuar se ky subjekt do të jetë përditë në Kuvend.
Ajo komentet i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku sot janë përplasur deputetët pozitë e opozitë për mbajtjen e seancës konstituive.
“PDK do të vazhdojë të bëj përpjekjet e saj për ta kthyer rendin kushtetues në Republikën e Kosovës… PDK do jetë përditë në Kuvend do jemi edhe sot brenda Kuvendit për të bërë thirrje dhe po e përsëris po i bëj edhe sot nga kjo foltore e Kuvendit thirrje kryesuesit të seancës plenare, z. Avni Dehari që ta thërras seancën siç e obligon rregullorja e Kuvendit”, tha ajo.