Deliu për Albin Kurtin: Po vuan nga halucinacionet

15:00 | 09 October 2022

Deliu thotë sa Albin Kurti po vuan nga halucinacionet.

Deputetja kosovare nga radhët e Partisë Demokratike, Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri Kurti, po vuan nga halucinacionet.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu i ka shprehur hapur kritikat e veta kundrejt numrit një të qeverisë, Albin Kurtit.

Ky i fundit tha të shtunën se qeveria e tij ka mundësuar hapjen e 40 mijë vendeve të punës, derisa investime e huaja direkte kanë kapur shifrën e mbi 400 milionë eurove.

Por, njëjtë nuk mendon Deliu, e cila ka shtuar se qytetarët e Kosovës po shohin vetëm varfërim, ndërsa ka thënë se pritet një periudhë e vështirë për shkak të inflacionit të lartë dhe reduktimeve të paralajmëruara energjetike, shkruan KlanKosova.

“Kryeministri, si duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shohë më shumë terr, sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara. Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat”, ka përfunduar Deliu.

Komento: