Deliu për Kurti: Ka humbur arsyen, na e mori fytyrën me letrën drejtuar Pence

21:50 | 06 Maj 2020

Blerta Deliut ka komentuar letrën e Kurtit drejtuar Pence.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka komentuar letrën që kryeministri Kurti i ka dërguar sot zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence.

Deliu ka thënë se kryeministri i shkarkuar e ka humbur totalisht arsyen, shkruan Reporteri.

Sipas saj, një kryeministër i përgjegjshëm e i përkushtuar, do t’u shkruante letër liderëve botëror, të cilët kanë ndarë mbi 7 miliardë euro, për t’u kërkuar vëmendjen e tyre në ndihmë të Kosovës në këtë fazë të ballafaqimit me pandeminë.

Ajo shkruan:

Kryeministri i shkarkuar ka humbur totalisht arsyen. Një kryeministër i përgjegjshëm e i përkushtuar, do t’u shkruante letër liderëve botëror, të cilët kanë ndarë mbi 7 miliardë euro, për t’u kërkuar vëmendjen e tyre në ndihmë të Kosovës në këtë fazë të ballafaqimit me pandeminë.

Por, siç e kemi ditur, e tash po e dëshmon vetë me veprimet e tij, Kurti ka veç një hall – mbajtjen me çdo çmim të pushtetit!

Ky obsesion i tij me pushtetin po na kushton në të gjitha dimesionet e jetës dhe mirëqenies në Kosovë!

Sot na e mori fytyrën me ankesën drejtuar zëvendës/presidentit amerikan, Mike Pence, për një kapriçio personale të tij me Presidetin e vendit.

Kapriçiot e tij të brendshme politike nuk janë shqetësim global. Tekefundit, vetë u ka kërkuar amerikanëve “të mos përzihen në punët tona të brendshme”.

Sidoqoftë, këto janë veprimet e tij të fundit.

Komento: