Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e luftëtarit të lirisë e pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliut.
Deliu përmes një postimi në Facebook, thotë se këtë lajm e mori me dhembje të madhe.
“Me dhembje t’madhe e mora lajmin për vdekjen e luftëtarit të lirisë, pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliu. Ngushëllimet më të thella familjes Musliu, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Limanin!”, ka shkruar Deliu.