Demaku për Kurtin: Po bën pazare me vendin e vet e me të ardhmen tonë

00:10 | 02 Qershor 2026
demaku-per-kurtin:-po-ben-pazare-me-vendin-e-vet-e-me-te-ardhmen-tone

Kandidati i PDK-së për deputet, Fadil Demaku, ka adresuar kritika ndaj kreut të Vetëvendosjes dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për bllokim të proceseve institucionale dhe mungesë të përpjekjeve për zgjidhjen e situatës politike.

Demaku deklaroi se, sipas tij, udhëheqja aktuale nuk është e interesuar për zhvillimin e vendit, por për shfrytëzimin e pushtetit për interesa të ngushta politike.

“Jam i bindur se këta nuk duan ta zhvillojnë këtë vend. Këta duan ta shfrytëzojnë pushtetin për qëllimet e tyre. Ky po mundohet t’i marrë të gjitha në këtë vend dhe t’i bllokojë mekanizmat”, u shpreh Demaku.

Ai gjithashtu akuzoi Kurtin se po “bën pazar me vendin” dhe tha se vendi po përballet me pasiguri politike për shkak të zgjedhjeve të shpeshta.

“Po e them këtë sepse tri herë brenda një viti po na çon në zgjedhje, ndërsa nuk ka bërë asnjë hap konkret për të gjetur një zgjidhje”, deklaroi Demaku./Gazeta10

Komento: