Demant publik, Comodita: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Demant publik, Comodita: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota

22:38 | 04 April 2025
demant-publik,-comodita:-nuk-qendrojne-lajmet-dashakeqe,-po-punojme-me-kapacitete-te-plota

Comodita dëshiron ta sqarojë opinionin publik se po funksionojmë me kapacitete të plota, në përputhje me të gjitha detyrimet ligjore dhe operacionale.

Si edhe çdo kompani tjetër, edhe ne i kemi dinamikat e operimit në treg, bazuar në të cilat rekrutojmë punëtorë të rinj, ose riorganizohemi me ndonjë shkurtim.

Kjo nuk paraqet lajm, pasi që është proces normal i veprimtarisë dhe funksionimit ekonomik.

Duke pasur këto parasysh, ne dëshirojmë të demantojmë plotësisht një artikull të publikuar gjatë ditës nga një portal i caktuar, i cili përhap informacione të rreme në lidhje me funksionimin e kompanisë sonë, duke mos u mbështetur në asnjë fakt.

Njoftojmë se çdo “lajm” për mbyllje apo ndalim të veprimtarisë sonë është i pavërtetë dhe dashakeq.

Ftojmë të gjithë të interesuarit, konsumatorët tanë, si dhe mediat, që të mos bien pre e dezinformatave dhe të referohen gjithmonë te kanalet zyrtare të kompanisë për çdo informacion të nevojshëm.

Komento:
loading