Asnjë lëvizje për rinovimin e kontratës së Ousmane Dembeles.
Barcelona dhe Ousmane Dembele nuk kanë bërë asnjë lëvizje tjetër për të rinovuar kontratën që skadon në qershor të këtij viti.
Anësori francez nuk e pranoi propozimin që klubi vendosi në tryezë dhjetorin e vitit të kaluar, siç zbuloi presidenti Laporta, transmeton lajmi.
Lidhur me atë se a duhet të qëndrojë francezi te ‘Blaugrana’ foli edhe lojtari Aubameyang. Sipas tij lojtari francez duhet të qëndrojë por që gjithçka mund të ndodhë.
“Të them të drejtën, jam shumë i lumtur që ai është këtu dhe kur mbërrita i thashë: “Duhet të qëndrosh. E vetmja gjë që mund të them është se gjithçka është e mundur në jetë”, tha lojtari që mërkaton e janarit u transferua te Barcelona, përcjell lajmi.net.
Të pyetur për situatën e Dembeles, ekipi i Barcës tha se që nga mërkato dimërore nuk janë paraqitur as lojtari dhe as agjenti i tij.
Nga ana tjetër as Barça nuk ka bërë asnjë propozim në lidhje me rinovimin e lojtarit.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Dembele, pas përfundimit të këtij sezoni.