
Dembele është lojtar i lirë që nga 1 korriku.
Barcelona i ka bërë një ofertë rinovimi, por ai ende nuk ka dhënë një përgjigje, të paktën zyrtarisht. Sipas informacioneve të fundit, francezi synon ta pranojë. Mungojnë vetëm disa detaje që vazhdimësia e tij të konfirmohet, përcjell ORAinfo.

‘Mundo Deportivo’ pretendon se nëse Dembele qëndron në Camp Nou, Raphinha nuk do të jetë më prioritet. Bordi beson se të dy mund të bashkëjetojnë në skemat e Xavi, por me qëllimet e deklaruara të francezit për të qëndruar, një tjetër anësor nuk do të ishte vendimtar për skuadrën.
Në rast se Dembele rinovon kontratën, Barcelona do të fokusohet në nënshkrime të tjera. Klubi ‘Cule’ do të ishte më i interesuar për të siguruar përforcime për mbrojtjen si Azpilicueta, Kounde apo Marcos Alonso. Sigurisht, prioriteti kryesor për sulmin do të mbetet Robert Lewandowski./ORAinfo/