Dembele ka marrë vendim final për të ardhmën e tij

13:39 | 09 December 2022

“Dembele më ka thënë se do të qëndrojë, është i respektuar këtu”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se anësori, Ousumane Dembele, është i lumtur në Barcelonë.

I pari i klubit katalunas ka thënë se vetë francezi i ka thënë se dëshiron të qëndrojë.

“Dembele më ka thënë gjithnjë se dëshiron të qëndrojë. Ai ka qenë shumë i respektuar këtu dhe jemi të lumtur që e kemi”, tha Laporte.

Kontrata aktuale e Dembeles skadon në vitin 2024, andaj po tentohet që sa më shpejt të fillohen bisedimet për rinovimin e saj.

Komento: